Case Study – Fabrika e Ujit Qafshtama

Compressed Air Unit për linjën PET në Industrinë e Qumështit – 10bar & 40bar
August 8, 2025
istalim-i-ri-kompresorit-renner-10hp
Instalim i ri i kompresorit me vidë RENNER 10HP
May 30, 2018

Case Study – Fabrika e Ujit Qafshtama

Projekt: Instalim i Gjeneratorit Azotit – PSA N-GEN 15 (99.9% Pastërti)

  • Qafshtama – Fabrikë moderne në industrinë ushqimore, e specializuar në prodhimin dhe paketimin e ujit të pijshëm me përmbajtje të lartë magnezi, e pozicionuar në një zonë malore të Shqipërisë.

⚠️ Sfidat kryesore përpara implementimit

  • Azoti sigurohej me bombula – logjistikë sfiduese për shkak të terrenit.
  • Kostot e larta të transportit dhe furnizimit të vazhdueshëm.
  • Paqëndrueshmëri në cilësinë e azotit (sidomos kur bombulat afroheshin drejt konsumit të plotë).
  • Rreziku i ndërprerjes së prodhimit dhe pasiguri në nivelin real pastërtisë.
  • Asnjë monitorim i vazhdueshëm apo kontroll në kohë reale.
  • Nevojë për zgjidhje sigurt, efikase dhe me ROI matshëm afatgjatë.

Zgjidhja nga Airblock

  • Pas analizave të thelluara dhe matjeve në terren, në bashkëpunim me inxhinierin e fabrikës, u propozua:
  • 🛠 Sistemi i prodhimit azotit vend:
  • PSA N-GEN 15 – 99.9% pastërti | Kapacitet: 11.2 m³/h

🔧   Elementët kryesorë zgjidhjes:

💨   Ajri i komprimuar HERTZ

  • 🔹 Kompresor Scroll HS 7.5 SOil-free, 100% pa prezencë vaji

🔬   Trajtimi I ajrit të komprimuar & Siguri Pastërti

  • 🔹 Tharës OMEGA RDP 75 – për stabilitet termik dhe largim lagështie
  • 🔹 Filtrim para-trajtimi AAF – me nivele të ndryshme për mbrojtje graduale me valvula shkarkimi automatik dhe tregues presioni PDI
  • Filtër bakterial SPF 005VSF – eliminim i baktereve për aplikime ushqimore
  • 🧯 Analizues oksigjeni 0–1000 ppm – kontroll i vazhdueshëm i përbërjes së gazit
  • 🧠 Sensor oksigjeni– për monitorim në kohë reale dhe mbyllje të sistemit nën vlerën e pastërtisë 99.9%

🧪   Gjenerimi i Azotit – PSA Technology Omega Air

  • ⚗️ Gjenerator PSA N-GEN 15 – prodhim i azotit me pastërti 99.9%
  • 🧠 Interface KTM 400 + NGC 2.0 – për menaxhim inteligjent të sistemit PSA

🛢   Akumulim & Stabilizim Presioni

  • 🔵 Depozitë ajri 500 L / 11 BAR
  • 🔘 Depozitë ajri 200 L / 11 BAR

gjitha këto elementë janë pajisur me shkarkues automatik ku uji është mbledhur nga kondensa shkarkohet dhe kalon nëpërmjet filtrit  WOS  përpara se shkarkohet ambjent!

📈   Rezultatet e arritura

  • Eliminim i plotë i varësisë nga bombulat.
  • Ulje drastike e kostove operative (ROI i llogaritur brenda 5 viteve).
  • Pastërti e garantuar 99.9%, e monitoruar kohë reale.
  • Siguri dhe besueshmëri e lartë procesin e prodhimit ujit – direkt ndikuese në cilësinë përfundimtare për konsumatorin.
  • Mbështetje e plotë teknike + plan mirëmbajtjeje afatgjatë nga Airblock.

🤝   Partnerë projekt

  • Klienti: Uji Qafshtama
  • Zgjidhja teknike: Airblock
  • Pajisje:
  • Hertz kompressoren,Omega Air,Coinox,Metalwork,Sicomat,Mebra plastic, komponentë të certifikuar për ajër të komprimuar dhe Azot në aplikime ushqimore.

🏁   Përfundim

Ky projekt është një shembull i shkëlqyer i transformimit një sfide logjistike dhe teknologjike një avantazh konkurrues, me impakt të menjëhershëm në cilësi, efikasitet dhe besueshmëri.