Vizioni ynë është të konsolidojmë ajrin e komprimuar si një forcë lëvizëse në çdo njësi prodhimi në vendin tonë, duke përdorur teknologjitë më të fundit, që modernizojnë çdo proces prodhimi, duke synuar përfitimin e klientëve tanë dhe mbrojtjen e mjedisit.

 

Ne mbulojmë çdo nevojë
që përfshin ajrin

Për 30 vjet, vizioni i AIRBLOCK është te kthej aktivitetin ngjeshjes se ajrit në shkencë, art dhe teknikë, duke ofruar produkte të teknologjisë së lartë dhe shërbime në tregun e Europës Juglindore. AIRBLOCK përdor ekskluzivisht know-how-ne e saj në projektimin dhe prodhimin e pistonave të vet, si dhe ne zhvillimin e "paketave" te reja te produkteve dhe zgjidhjeve te kompletuara per aplikimin e ajrit te kompresuar. Punonjësit e AIRBLOCK në tre degët, jane forca lëvizëse mbrapa rrugetimit te sukseshem dhe zhvillimit të shoqerisë në Greqi dhe ne Shqipëri. Me më shumë se 20 njerëz,

të specializuar mbi ajrin e kompresuar dhe aplikimet e tij, qe janë cdo dite në gjendje të ofrojnë zgjidhje për çdo nevojë që mund te lind, ne menyre te shpejt dhe me efikasitet. Kontributi i kompanisë për konfigurimin e tregut në sektorë të rëndësishëm të tilla si ai i paketimit, I industrise ushqimore dhe për çdo formë industrie (punishte), është i rendesishme dhe bazohet në variatetin e plote të produkteve qe kanë të bejnë me këta sektorë gjithashtu bazohet dhe në prodhimin e pistonave të ajrit me specifikime te veçanta teknike, dimensione dhe saktësi të lartë, sipas porosisës.

Na gjeni në dyqanin tonë në Tiranë

Ju mund të na dërgoni një mesazh nga forma e mëposhtme e kontaktit



Shërbimet

Kompania jonë ofron përkrahje të përkushtuar, shërbime të prodhimit dhe studimit për çdo industri

Industritë që shërbejmë

INDUSTRINË PLASTIKE & TË PAKETIMIT

Ne jemi partneri ideal për industrinë e paketimit, pasi vakumi, cilindrat, valvula dhe paisjet lidhes të ajrit të firmës tonë janë montuar në makina të panumërta paketimi. Këtu, do të gjeni pjesë këmbimi në përputhshmëri të plotë me pjesën tjetër të sistemit që kërkoni.

INDUSTRINË E USHQIMIT DHE PIJEVE

Kur bëhet fjalë për ushqim ose pije, në mendje vjen një fjalë:INOX. AIRBLOCK ka gamën më të plotë të produkteve çelik në treg, të tilla si pistone, valvula, paisje, valvola ajri në të gjitha llojet dhe dimensionet.

INDUSTRINË

Mjetet tona të ajrit përdoren sistematikisht në çdo lloj industrie artizanale Pistoleta, pistoleta lyerje, çelsa ajri, kacavida ajri ofrojnë zgjidhje për detyrat e përditshme, ku ekziston dhe gjithmonë një kompresor ajri për të furnizuar me ajër.

MAKINËN

Nga gomisterit deri tek serviset e makinave, dhe nga karburantët deri tek qëndrat e inspektimit teknik, ajri është një pjesë integrale e punës. Matjet e gomave dhe celsat e ajrit,janë mjetet më të zakonshme që gjejmë këtu.

PARTNERITETI