Side Channel Blowers - Greenco

Side Channel Blowers

Side Channel Blower Installation

Furnizim i besueshëm me ajër dhe vakum për aplikime industriale kërkuese

Side Channel Blowers Greenco janë një zgjidhje e besueshme për aplikimet ku kërkohet fluks konstant ajri, thithje ose gjenerim vakumi. Falë funksionimit të tyre pa vaj (oil-free) dhe dizajnit pa kontakt midis pjesëve lëvizëse, ata ofrojnë një proces të pastër, kërkesa të ulëta për mirëmbajtje dhe një jetëgjatësi të madhe shërbimi.

Ata përdoren in impiante industriale ku kërkohet punë e vazhdueshme, performancë e qëndrueshme dhe integrim i thjeshtë në pajisjet e prodhimit. Varësisht nga aplikimi, ata mund të shfrytëzohen në sisteme të transportit të materialeve, ventilim, paketim, mbajtje me vakum si dhe në aplikime të tjera të furnizimit me ajër ose vakum.

Shihni më shumë rreth markës GREENCO dhe zgjidhjeve që ajo ofron

Marka Greenco Blowers

Sektorët e aplikimit

Sistemet e transportit të materialeve

Pastrimi biologjik & trajtimi i ujërave të ndotura

Paketimi & shishezimi

Automatizimi industrial

Impiantet industriale me operim të vazhdueshëm

Avantazhet Kryesore

Operim pa vaj, pa nevojë për lubrifikim

Kërkesa minimale për mirëmbajtje dhe kosto të ulëta operimi

Nivel i ulët zhurme dhe operim i qetë

I përshtatshëm për punë të vazhdueshme

Versione të disponueshme: Me një, dy dhe tre shkallë

Të Dhëna Teknike & Specifikime

Shikoni skedarët dhe informacionet e dobishme rreth produkteve

Pyetjet më të shpeshta

01
Kur duhet të zgjedhim një fryrës me kanal anësor pa inverter?

Një fryrës me kanal anësor pa inverter zgjidhet kur aplikimi ka kërkesa konstante për prurjen e ajrit, presionin ose vakumin. Kjo është një zgjidhje e përshtatshme për instalimet ku fryrësi operon në një pikë specifike pune, pa ndryshime të shpeshta në kërkesë.

02
Si të zgjidhni modelin e duhur të fryrësit me kanal anësor?

Përzgjedhja e modelit të duhur varet kryesisht nga prurja e kërkuar e volumit të ajrit (m³/h) dhe diferenca e nevojshme e presionit ose vakumit (mbar) për aplikimin tuaj specifik. Gjithashtu duhet të merrni parasysh faktorë si fuqia e motorit elektrik, temperatura e ambientit të punës dhe lloji i procesit industrial.

03
Çfarë aksesorësh janë të nevojshëm për një funksionim të rregullt?

Për një funksionim optimal dhe jetëgjatësi të pajisjes, rekomandohet përdorimi i filtrave të ajrit (për të parandaluar hyrjen e grimcave), valvulave të shkarkimit të presionit ose vakumit (për mbrojtjen nga mbingarkesa), si dhe zhurmëmbytësve (silencers) shtesë nëse kërkohet ulje e mëtejshme e nivelit të zhurmës në mjedisin e punës.