HOMEXINLEI X AIRBLOCK

AIRBLOCK përfaqësues ekskluziv i XINLEI


Në Airblock, ne kërkojmë gjithmonë zgjidhjet më të besueshme dhe teknologjikisht më të avancuara në fushën e ajrit të komprimuar dhe sistemeve pneumatike për aplikime industriale. Në këtë kuadër, me krenari njoftojmë bashkëpunimin e ri strategjik me Xinlei – një lider global në kërkim, zhvillim dhe mbështetje të kompresorëve dhe blower-ave me performancë të lartë.

Ky bashkëpunim kombinon ekspertizën e Airblock në industrinë shqiptare me inovacionin dhe besueshmërinë e kompresorëve me vidë dhe blower-ave Xinlei. Qëllimi është të ofrojmë zgjidhje të plota që kontribuojnë në kursimin e energjisë dhe uljen e kostove operative, duke garantuar njëkohësisht funksionim të pandërprerë të prodhimit tuaj.







Kompresorë ajri me vidë (SCREW)

Blower-a (Turbo Blowers)


Airblock, si përfaqësues ekskluziv i Xinlei në Shqipëri, ofron për industrinë shqiptare zgjidhje të avancuara blower-ash që kombinojnë teknologji të lartë, efikasitet energjetik dhe besueshmëri afatgjatë.

Blower-at Xinlei janë projektuar për të përmbushur kërkesat më të larta industriale, duke ofruar zgjidhje që minimizojnë kostot operative dhe njëkohësisht sigurojnë funksionim të qëndrueshëm dhe të besueshëm.
Kjo i bën ato ideale për aplikime si:
  • Trajtim ajri
  • Impiante të trajtimit biologjik
  • Linja industriale prodhimi
  • Transport materialesh
  • Dhe shumë procese të tjera ku kërkohet volum i lartë ajri me presion të qëndrueshëm
Karakteristikat kryesore:
  • Efikasitet i lartë dhe kursim energjie
  • Operim i thjeshtë dhe kontroll inteligjent
  • Niveli i ulët i zhurmës dhe dridhjeve
  • Pa lubrifikim, pa nevojë për mirëmbajtje
  • Instalim i lehtë
  • Jetëgjatësi e lartë dhe funksionim pothuajse i vazhdueshëm
Shiko më tepër

Zgjidhje për çdo industri


Në industrinë moderne, pajisjet e besueshme dhe efikase të ajrit të komprimuar janë pjesë thelbësore e operacioneve të përditshme.
Kompresorët dhe blower-at Xinlei, përmes bashkëpunimit ekskluziv me Airblock, ofrohen si zgjidhje të plota për një gamë të gjerë industrish dhe aplikimesh — nga prodhime bazë deri te sektorë shumë të specializuar.
Si një prodhues global i teknologjisë së avancuar, me mbi 20 vite përvojë dhe prezencë në më shumë se 100 vende, Xinlei ka zhvilluar produkte që:
  • Rrisin produktivitetin
  • Reduktojnë konsumin e energjisë
  • Garantojnë funksionim të qëndrueshëm edhe në procese shumë kërkuese
Aplikimet e produkteve Xinlei përfshijnë:
  • Prodhim industrial & përpunim
  • Impiante të trajtimit biologjik
  • Industria e metalit
  • Ushqim & Pije
  • Industria kimike
  • Industria farmaceutike
  • Industria e plastikës
  • Industria e drurit
  • Energji & produkte të naftës
  • Industria tekstile
  • Industria e çimentos
  • Materiale ndërtimi
Xinlei

Xinlei është një kompani lider e teknologjisë së avancuar nga Kina, me mbi 20 vite përvojë dhe prezencë të fortë ndërkombëtare në më shumë se 100 vende. Ajo mbështet prodhimin e saj në standarde të avancuara teknologjike dhe në një bazë të fuqishme kërkimore, me synim jo vetëm krijimin e produkteve, por ofrimin e zgjidhjeve funksionale që rrisin produktivitetin dhe kursejnë energji.

Gjithashtu, kompania garanton efikasitet dhe cilësi në të gjithë zinxhirin e prodhimit, në përputhje me: sistemin e menaxhimit të cilësisë ISO 9001:2015 sistemin e menaxhimit mjedisor ISO 14001:2015 Xinlei integron vlerat humane, mbrojtjen e mjedisit dhe përgjegjësinë sociale në thelbin e zhvillimit të saj, duke siguruar një balancë të qëndrueshme mes biznesit, njeriut dhe mjedisit, me fokus në zhvillimin e qëndrueshëm.






Kompresorët me vidë të markës Xinlei janë të pajisur me motor me magnet të përhershëm, të ftohur me vaj, me efikasitet të lartë, duke ofruar performancë maksimale energjetike dhe funksionim të qëndrueshëm edhe në kushte ngarkese të lartë. Profili i optimizuar i vidës përmirëson procesin e kompresimit, duke reduktuar humbjet e brendshme dhe duke rritur rendimentin e përgjithshëm të njësisë.
Inverteri INOVANCE rregullon në mënyrë dinamike shpejtësinë e motorit sipas kërkesës për ajër, duke arritur kursim të konsiderueshëm energjie dhe presion të qëndrueshëm në rrjet.

Në të njëjtën kohë, teknologjia e integruar IoT mundëson monitorim dhe kontroll në kohë reale nga distanca, duke lehtësuar mirëmbajtjen dhe optimizimin e funksionimit. Sistemi i ftohjes me efikasitet të lartë mban temperatura të ulëta operative, duke rritur jetëgjatësinë e komponentëve, ndërsa sistemi i filtrimit me performancë të lartë garanton ajër të komprimuar të pastër dhe të besueshëm, duke mbrojtur si pajisjet ashtu edhe aplikimet finale

Karakteristikat kryesore:
  • Motor me magnet të përhershëm, i ftohur me vaj, me efikasitet të lartë
  • Profil vidhe me efikasitet energjetik
  • Inverter (frekuencë e ndryshueshme) INOVANCE
  • Teknologji IoT
  • Sistem ftohjeje me performancë të lartë
  • Sistem filtrimi me performancë të lartë
Shiko më tepër










🏅

BESUESHMËRI & CILËSI: Xinlei karakterizohet nga cilësi e qëndrueshme dhe kontroll rigoroz i prodhimit, në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare.

⚙️

ZGJIDHJE TË SPECIALIZUARA: Nga përzgjedhja e produktit deri te implementimi i plotë, Airblock ofron mbështetje teknike të specializuar që mbulon çdo nevojë industriale.

📈

PERFORMANCË MAKSIMALE: Projektimi i saktë i sistemit dhe optimizimi me produktet Xinlei çojnë në rritje të produktivitetit dhe ulje të kostove operative.

🛠️

MBËSHTETJE LOKALE: Si përfaqësues ekskluziv, ofrojmë mbështetje teknike të menjëhershme, service dhe konsulencë pranë jush.