Valvulat me Sferë
Kontroll i besueshëm i rrjedhës për aplikime industriale
Valvulat sferike janë një zgjidhje praktike dhe e besueshme për kontrollin ose izolimin e rrjedhës në rrjetet e ajrit, ujit dhe lëngjeve të tjera të pajtueshme. Falë dizajnit të tyre të thjeshtë dhe të qëndrueshëm, ato ofrojnë aktivizim të menjëhershëm ON/OFF, izolim të besueshëm dhe rrjedhë konstante kur janë plotësisht të hapura.
Varësisht nga aplikimi, ato janë të disponueshme në versione me dy rrugë, tri rrugë dhe flutur (butterfly), me materiale të ndryshme ndërtimi si dhe me mundësinë e aktivizimit pneumatik, duke mbuluar si kontrollin e thjeshtë ashtu edhe nevojat e menaxhimit të automatizuar të rrjedhës.
Kategoritë e Valvulave Sferike
Valvula sferike me dy rrugë: Për kontroll ON/OFF dhe izolim të rrjedhës.
Valvula sferike me tri rrugë: Për ndryshimin e drejtimit ose përzgjedhjen e rrugës së rrjedhës.
Valvula Flutur & Wafer: Për diametra më të mëdhenj dhe instalim kompakt.
Versione sipas materialit: Tunxh, inoks ose opsione të tjera në varësi të mjedisit dhe aplikimit.
Përparësitë Kryesore
Kontroll i besueshëm ON/OFF dhe izolim i rrjedhës
Funksionim stabil në aplikimet e menaxhimit të lëngjeve industriale
Opsione për ndryshimin e drejrirmit ose shpërndarjen e rrjedhës
Zgjidhje për diametra të vegjël dhe më të mëdhenj të rrjetit
Pyetjet më të shpeshta
Valvulat sferike përzgjidhen në aplikime ku kërkohet kontroll i shpejtë dhe i besueshëm ON/OFF i rrjedhës. Ato përdoren për izolimin e linjës, kontrollin e rrjedhës dhe funksionimin e automatizuar në rrjetet e ajrit, ujit dhe lëngjeve të tjera të pajtueshme, në varësi të materialit të ndërtimit dhe kushteve të punës.
Një valvul sferike me dy rrugë përdoret kryesisht për hapjen ose mbylljen e plotë të rrjedhës (kontroll ON/OFF) në një linjë të vetme direkte. Ndërsa një valvul sferike me tri rrugë përdoret për të ndryshuar drejtimin e rrjedhës, për të devijuar lëngun ose për të shpërndarë dhe përzier rrjedhën midis linjave të ndryshme.
Gjatë përzgjedhjes duhet të konsideroni llojin e mjedisit/lëngut (për të përcaktuar materialin si tunxh apo inoks), presionin dhe temperaturën maksimale të punës, diametrin e duhur të lidhjes së rrjetit, si dhe mënyrën e aktivizimit (manuale ose pneumatike/automatike).

