Valvulat Elektro-magnetike

Air Bearing Technology

Kontroll automatik dhe i besueshëm i rrjedhës në çdo aplikim

Valvulat solenoide janë një komponent kyç në sistemet e menaxhimit të lëngjeve dhe automatizimit, duke mundësuar kontroll të drejtpërdrejtë dhe të saktë të rrjedhës së lëngjeve dhe gazeve përmes një sinjali elektrik. Ato përdoren gjerësisht në aplikime industriale, komerciale dhe teknike, ku kërkohet shpejtësi, besueshmëri dhe automatizim.

Funksionimi i tyre bazohet në një bobinë elektromagnetike, e cila aktivizohet nga rryma elektrike dhe kontrollon hapjen ose mbylljen e valvulës, duke lejuar ose ndërprerë rrjedhën. Valvulat moderne solenoide ofrojnë fleksibilitet dhe përshtatshmëri të lartë, me mundësinë e përzgjedhjes sipas presionit, temperaturës, mjedisit dhe kërkesave të aplikimit.

Kategoritë e Valvulave Solenoide

Përdorim i përgjithshëm: Për kontrollin bazë të rrjedhës në ajër, ujë dhe lëngje të pajtueshme.

Presion zero: Për aplikime ku nuk ka presion diferencial operativ të disponueshëm.

Presion i lartë: Për instalime met kërkesa të rritura presioni.

Avull: Për aplikime me temperaturë të lartë dhe kërkesa të veçanta izolimi (goma/guarnicione).

Inoks : Për mjedise ose lëndë korrozive me kërkesa të rritura rezistence.

Vakuum: Për aplikime thithjeje dhe sisteme me presion negativ.

Filtra: Për sistemet e pastrimit të filtrave.

Përparësitë Kryesore

Aktivizim i shpejtë i rrjedhës përmes sinjalit elektrik

Kontroll i besueshëm ON/OFF në aplikimet e automatizuara

Versione të disponueshme për lëndë, presione dhe temperatura të ndryshme

Integrim i lehtë në sistemet e kontrollit dhe automatizimit

Zgjidhje kompakte për kontrollin lokal ose qendror të lëngjeve/gazrave

Të Dhëna Teknike & Specifikime

Shikoni skedarët dhe informacionet e dobishme rreth produkteve

Pyetjet më të shpeshta

01
Si ta zgjedh valvulën solenoide të duhur për aplikimin tim?

Zgjedhja varet nga mjedisi (ajër, ujë, avull), presioni dhe temperatura e punës, diametri i lidhjes, si dhe nëse kërkohet funksionim normalisht i hapur (NO) apo normalisht i mbyllur (NC).

02
Cili është ndryshimi midis një valvule solenoide normalisht të hapur dhe normalisht të mbyllur?

Një valvul normalisht e mbyllur qëndron e mbyllur kur nuk ka tension elektrik dhe hapet vetëm kur aktivizohet. Ndërsa një valvul normalisht e hapur qëndron e hapur kur nuk ka tension dhe mbyllet kur kalon rrymë elektrike.

03
Çfarë mirëmbajtjeje kërkojnë valvulat elektrike?

Ato kërkojnë pastrim periodik të pjesëve të brendshme për të shmangur bllokimin nga papastërtitë, kontroll të konsumit të guarnicioneve izoluese, si dhe verifikim të rregullt të bobinës elektrike për mbinxehje ose dëmtime izolimi.