Tharës Hidrogjeni – H2
Pastërti absolute për aplikime të teknologjisë së lartë
Në aplikimet ku hidrogjeni është një medium kritik energjetik ose teknologjik, pastërtia dhe tharja e tij janë faktorë vendimtarë për sigurinë dhe performancën. Në Airblock ne ofrojmë zgjidhje të specializuara për tharjen dhe pastrimin e hidrogjenit, duke ofruar kontroll efektiv të lagështisë dhe cilësi konstante të gazit në mjedise kërkuese.
Tharëset e hidrogjenit bazohen kryesisht në teknologjinë e adsorbimit, në të cilën hidrogjeni kalon përmes kullave që përmbajnë material tharës, duke lidhur në mënyrë efektive lagështinë. Kullat funksionojnë në mënyrë të alternuar, duke garantuar një proces tharjeje të vazhdueshëm, ku njëra kullë është në fazën e tharjes ndërsa tjetra në fazën e rigjenerimit.
Karakteristikat teknike
Lagështia lidhet/përthithet në mënyrë efektive
Pika e vesës nën presion arrin deri në –40°C
Operim i pandërprerë me humbje të kufizuara të gazit
Cilësi e qëndrueshme e gazit gjatë gjithë operimit
Sektorët e aplikimit
Mjedise kërkimore dhe laboratorike
Procese industriale me saktësi të lartë
Njësi të elektrolizës
Stacione të rimbushjes me celula karburanti
Pyetjet më të shpeshta
Prania e lagështisë në hidrogjen mund të shkaktojë korrozion, degradim të pajisjeve dhe probleme në procese sensitive, siç janë aplikimet industriale me pastërti të lartë. Tharja e duhur siguron cilësi të qëndrueshme të gazit, rritje të sigurisë dhe besueshmëri operacionale.
Teknologjia më e përhapur bazohet në tharëset me adsorbim (Desiccant Dryers) me sita molekulare. Këto materiale kapin me efikasitet mjaft të lartë molekulat e ujit duke siguruar pastërti maksimale dhe cilësi të palëkundur të hidrogjenit.
Niveli i kërkuar i tharjes varet nga aplikimi specifik, por për proceset e teknologjisë së lartë dhe celulat e karburantit kërkohen pika vese jashtëzakonisht të ulëta nën presion (p.sh. deri në -40°C). Kjo është kritike për të garantuar mbrojtjen e pajisjeve dhe pastërtinë absolute të gazit.

