Tharja me ngrirje përmes pompave të vakumit

Sisteme profilesh alumini për ndërtimin e makinerive

Air Bearing Technology

Çfarë janë sistemet e profileve të aluminit?

Në industrinë moderne, shpejtësia e projektimit, fleksibiliteti në ndërtim dhe aftësia për të zgjeruar me lehtësi pajisjet janë faktorët më të rëndësishëm për sukses. Sistemat e profileve të aluminit për ndërtimin e makinerive ofrojnë një qasje moderne dhe modulare për zhvillimin e strukturave mekanike, duke zëvendësuar në shumë raste strukturat metalike tradicionale prej çeliku.

Sistemet e profileve të aluminit janë elemente strukturore alumini me kanale që mundësojnë montimin e lehtë të strukturave mekanike përmes vidave, lidhësve dhe aksesorëve. Me konceptin e tyre modular, ato mund të përdoren për të ndërtuar korniza makinerish, baza pajisjesh, rrethime mbrojtëse, stacione pune dhe shumë aplikime të tjera.

Ndryshe nga strukturat konvencionale të çelikut, profilet e aluminit ofrojnë avantazhe të rëndësishme si: montim i lehtë pa saldim, mundësi modifikimi apo zgjerimi të strukturës, qëndrueshmëri e lartë dhe rezistencë ndaj korrozionit, peshë më e ulët, si dhe një rezultat estetikisht i këndshëm.

Konstruksionet modulare mundësojnë gjithashtu përshtatje të shpejtë me kërkesat e reja të prodhimit ose automatizimit, duke reduktuar kohën e instalimit dhe kostot e zhvillimit.

Seritë e profileve të aluminit Alusic

Seria AC: Seria bazë e profileve strukturore të kompanisë, ideale për ndërtimin e kornizave të makinerive, bazave të pajisjeve dhe strukturave industriale. E disponueshme në madhësi dhe kanale të ndryshme.

Seria BH: Seri profilesh me opsione të përshtatshme për aplikime që kërkojnë fleksibilitet më të madh në projektim.

Seria IM: Ofron një gamë të gjerë profilesh dhe komponentësh për ndërtime mekanike të përmasave të vogla dhe të mesme.

Seria MC: E projektuar për aplikime që kërkojnë qëndrueshmëri dhe stabilitet më të madh në strukturat industriale.

Ato mundësojnë krijimin e strukturave mekanike efikase, të besueshme dhe të zgjerueshme në të ardhmen, të përshtatura me kërkesat e prodhimit modern.

Profilet e aluminit Alusic: Cilësia & Teknologjia

Alusic është një pikë referimi ndërkombëtare në projektimin e sistemeve të montimit prej alumini dhe materialesh kompozite. Kompania disponon mbi 400 lloje matricash profilesh alumini dhe më shumë se 8,000 komponentë, duke mundësuar realizimin e thuajse çdo aplikimi industrial.

Profilet prodhohen nga alumini i eloksuar (anodizuar) i cilësisë së lartë, ndërsa një pjesë e madhe e prodhimit vjen nga lëndë të para të ricikluara, duke kontribuar në një prodhim industrial më të qëndrueshëm.

Dizajn modular për fleksibilitet maksimal: Një nga avantazhet kryesore të profileve Alusic është dizajni i tyre modular. Strukturat mund të krijohen shpejt dhe të përshtaten lehtësisht, pa pasur nevojë për procese të ndërlikuara me makineri apo saldim.

Profilet kanë kanale standarde të përmasave të ndryshme, duke mundësuar përputhshmëri me një larmi të madhe aksesorësh dhe sistemesh. Përmes përdorimit të lidhësve, këndeve, vidave dhe dadove, mund të krijohen struktura të qëndrueshme që i përgjigjen niveleve të ndryshme të ngarkesës.