Tharja me ngrirje përmes pompave të vakumit

Projektimi, ndërtimi dhe modernizimi i rrjetit të ajrit të kompresuar

Air Bearing Technology

Rëndësia e një rrjeti të projektuar siç duhet të ajrit të kompresuar

Oktimizoni performancën e prodhimit tuaj me një rrjet ajri të kompresuar të projektuar siç duhet, i cili redukton humbjet, kursen energji, ndihmon në stabilizimin e presionit të punës dhe siguron një funksionim të besueshëm.

Përzgjedhja e materialeve të përshtatshme, dimensionimi i saktë dhe menaxhimi efektiv i lagështisë janë faktorë kritikë për besueshmërinë dhe performancën afatgjatë të sistemit.

Rrjetet e ajrit të kompresuar janë "shtylla kurrizore" e çdo impianti industrial, pasi ato transportojnë ajrin drejt makinerive dhe meglave pneumatike të prodhimit.

Megjithatë, kur projektimi ose materialet e një rrjeti ajri nuk janë të përshtatshme, krijohen humbje të mëdha energjie, rënie presioni dhe rritje e kostove operative.

Zgjidhja me tuba alumini Alusic

Airblock merr përsipër projektimin, ndërtimin dhe modernizimin e rrjeteve të ajrit të kompresuar, duke përdorur tuba alumini Alusic — një zgjidhje moderne dhe e besueshme për shpërndarjen e ajrit të kompresuar në impiante industriale.

Falë projektimit të tyre dhe materialeve ndërtuese të cilësisë së lartë, rrjetet e ajrit Alusic ofrojnë:

Rrjedhë e vazhdueshme dhe presion i lartë: Struktura e tubave të aluminit siguron rrjedhën e qëndrueshme të nevojshme për makineritë e prodhimit, pa ulur presionin e ajrit.
Rezistencë e lartë ndaj korrozionit dhe konsumimit: Sipërfaqja e brendshme e tubave është plotësisht e lëmuar, duke garantuar që cilësia e ajrit të mbetet gjithmonë e lartë.
Instalim i shpejtë dhe i lehtë: Ul dukshëm kostot e instalimit.
Lehtësi në zgjerimet e ardhshme: Çdo modifikim i rrjetit ekzistues mund të realizohet në kohë shumë të shkurtër, pa ndërprerë prodhimin dhe pa kërkuar blerjen e pajisjeve të specializuara.
Reduktim dhe eliminim i rrjedhjeve: Tubat e aluminit jo vetëm që nuk korrodohen, por nuk ndikohen as nga kushtet e jashtme. Rrjedhjet e shkaktuara nga oksidimi te tubat e galvanizuar nuk përbëjnë problem te tubat e aluminit.

Problemet e zakonshme në rrjetet me materiale të tjera

Në të kundërt, në rrjetet e ajrit të kompresuar me tuba nga materiale të tjera shpesh shfaqen probleme të shumta:

Seksion i vogël i tubit: Në raport me sasinë e ajrit të kompresuar të prodhuar, gjë që çon në rritjen e shpejtësisë së ajrit dhe rënie presioni.
Zgjedhje e gabuar e materialit: Çon në probleme të korrozionit të tubave dhe furnizim me ajër të cilësisë së ulët.
Nën-dimensionim i tubave: Shkakton pengesa të rëndësishme në kalimin e ajrit, duke bërë që sasia e kërkuar të mos arrijë te makineritë.
Lidhje të gabuara: Krijojnë rrjedhje të shumta në rrjet, duke rritur si kostot e energjisë ashtu edhe ato të riparimit.
Sipërfaqe e ashpër e brendshme e tubave të galvanizuar: Krijon fërkim gjatë rrjedhës së ajrit, duke çuar në rritjen e shpejtësisë së ajrit dhe dëmtim të sistemeve pneumatike.

Pasojat kryesore:

Të gjitha këto probleme çojnë në dy çështje kryesore: së pari, përdorim të panevojshëm të kompresorëve të ajrit dhe rritje të kostove të energjisë; së dyti, dëmtim të sistemeve pneumatike për shkak të cilësisë së ulët të ajrit, duke rritur kështu kostot e mirëmbajtjes së makinerive të prodhimit.