Pompa Vakumi me Vida
Performancë e lartë dhe vakum i pastër për aplikime kërkuese industriale
Pompat e vakumit me vida pa vaj janë një nga teknologjitë më të avancuara të gjenerimit të vakumit, të projektuara për aplikime me kërkesa të larta. Ato operojnë pa përdorimin e vajit në dhomën e kompresimit, duke reduktuar rrezikun e ndotjes nga lubrifikantët dhe duke kontribuar në një operim më të pastër të procesit.
Funksionimi i tyre bazohet në dy vida të sinkronizuara që rrotullohen në drejtime të kundërta, duke bllokuar dhe transportuar ajrin përgjatë dhomës, ku ai kompromohet gradualisht drejt daljes. Operimi pa kontakt midis vidave kufizon konsumimin dhe kontribuon në një besueshmëri të lartë në aplikimet kërkuese.
Shihni më shumë rreth markës VALUE dhe zgjidhjeve që ajo ofron
VALUE VACUUM
Avantazhet Kryesore
Operim pa vaj, pa prani vaji në dhomën e komprimimit
Projektim modern me vida dhe pa kontakt
Dizajn efikas në mbrojtje të energjisë
Besueshmëri e lartë në aplikime kërkuese
Performancë e optimizuar dhe kontroll operacional
Kosto të ulëta operimi dhe nevoja të reduktuara për mirëmbajtje
Sektorët e Aplikimit
Procese industriale nën vakum
Tharje industriale
Procese kimike & farmaceutike
Industria e elektronikës & përpunimi i materialeve
Industria e ushqimit & pijeve
Pyetjet më të shpeshta
Dizajni i tyre mit dy vida të sinkronizuara pa kontakt dhe pa vaj në dhomën e kompresimit lejon trajtimin e avullit të ujit, lëndëve kimike dhe gazeve kërkuese. Kjo i bën ato ideale për procese të rënda industriale ku kërkohet besueshmëri dhe pastërti e lartë.
Po, ato janë të projektuara posaçërisht për operim të vazhdueshëm (24/7) në mjedise të rënda industriale. Mungesa e kontaktit midis pjesëve rrotulluese minimizon konsumimin dhe gjenerimin e nxehtësisë, duke garantuar punë të pandërprerë dhe jetëgjatësi të lartë.
Meqenëse nuk ka vaj në dhomën e kompresimit, nevoja për mirëmbajtje është mjaft e reduktuar. Ajo përfshin kryesisht ndërrimin periodik të vajit të lubrifikimit në kutinë e ingranazheve (gearbox), kontrollin ose zëvendësimin e filtrave të thithjes së ajrit dhe inspektimin e sistemit të ftohjes.

