Cilindra Pneumatikë

Pneumatic Pistons Technology

Lëvizje precize dhe e besueshme për automatizimin industrial

Cilindra pneumatikë janë një komponent kyç i sistemeve industriale, duke shndërruar energjinë e ajrit të komprimuar në lëvizje lineare të kontrolluar. Ata përdoren në aplikacionet e automatizimit ku kërkohet shpejtësi, besueshmëri dhe përsëritshmëri e lartë.

Brenda cilindrit, ajri i komprimuar lëviz cilindrin dhe krijon forcë e zhvendosje met saktësi maksimale. Varësisht nga aplikimi, mund të zgjidhheni pistona me veprim të thjeshtë ose të dyfishtë, si dhe konfigurime të ndryshme ndërtimi për kërkesa specifike të hapësirës ose goditjes.

Pistonë DNC

Cilindra DNC (ISO-15552)

Pistonë ø32-125 sipas specifikimeve të standardit ISO 15552.

Mësoni më shumë
Pistonë DNG

Cilindra DNG (ISO-15552)

Cilindra ø160-200 me dizajnim sipas ISO 15552.

Mësoni më shumë
Pistonë IBF

Cilindra IBF (ISO-6432)

Mini cilindra të projektuar për hapësira kompakte sipas ISO 6432.

Mësoni më shumë
Pistonë Kompaktë ADN

Cilindra Inoksi FI (ISO-15552)

Cilindra me dizajnim sipas ISO 15552.

Mësoni më shumë
Pistonë Standardë DSBC

Cilindra Inoksi IBX (ISO-6432)

Cilindra me dizajnim sipas ISO 6432.

Mësoni më shumë
Pistonë DSBG për Punë të Rënda

Cilindra SDN (ISO-21287)

Cilindra me dizajnim sipas ISO 21287.

Mësoni më shumë
Pistonë me Udhëzues DGM

Cilindra SDU

Cilindra UNITOP

Mësoni më shumë
Pistonë pa Shufër DGC

Cilindra SDA

Cilindra me goditje të shkurtër

Mësoni më shumë
Pistonë Rrotullues DSM

Cilindra SG me Udhëzues

Udhëzues me kushineta me sfera ose udhëzues rrëshqitës.

Mësoni më shumë
Pistonë DFM me Udhëzues të Rëndë

Cilindra kapës

Kapës këndorë, paralelë, të rrumbullakët dhe 180°

Mësoni më shumë
Pistonë Inoksi CRDSNU

Cilindra specialë

Cilindra rrotullues dhe pistonë mbajtës.

Mësoni më shumë

Zgjedhja e duhur e pistonit të ajrit

Lloji i lëvizjes: me veprim të thjeshtë ose të dyfishtë, në varësi të faktit nëse kërkohet lëvizje në një ose dy drejtime.

Hapësira e disponueshme: cilindrat kompaktë kur instalimi ka përmasa të kufizuara.

Udhëzimi i ngarkesës: pistona me udhëzues kur kërkohet stabilitet dhe saktësi më e madhe në lëvizje.

Forca e kërkuar: zgjedhja e diametrit të cilindrit në varësi të ngarkesës, presionit të punës dhe forcës që kërkon aplikacioni.

Kontrolli i pozicionit dhe lëvizjes: aftësia për të përdorur sensorë, zbutës goditjesh (damping) dhe komponentët e duhur për një funksionim më të kontrolluar dhe të përsëritshëm.

Aplikimet industriale

Linjat e prodhimit dhe automatizimi

Sistemet e paketimit dhe renditjes

Makineritë e montimit

Mbajtja, shtyrja dhe ngritja e pjesëve

Pincat pneumatike dhe robotike (grippers)

Pajisje industriale me lëvizje të përsëritura

Pyetjet më të shpeshta

01
Çfarë është një piston ajri dhe si funksionon ai?

Një piston ajri është një aktuator pneumatik që shndërron energjinë e ajrit të komprimuar në lëvizje lineare. Ajri hyn në cilindër, lëviz pistonin dhe krijon forcë për funksione të tilla si shtyrja, tërheqja, ngritja, mbajtja ose transportimi i pjesëve.

02
Si të zgjedh pistonin e duhur të ajrit për ambjentin tim?

Për të zgjedhur pistonin e duhur, duhet të merrni parasysh faktorë kyç si lloji i lëvizjes (me veprim të thjeshtë apo të dyfishtë), forca e kërkuar (e përcaktuar nga diametri i cilindrit dhe presioni i punës), hapësira e disponueshme për instalim, si dhe nëse kërkohet udhëzues i integruar apo sensorë për kontroll më të saktë të lëvizjes.

03
Mitë cilët faktorë ndikojnë në performancën e një pistoni ajri?

Performanca ndikohet drejtpërdrejt nga cilësia e ajrit të komprimuar (pastërtia dhe lagështia), stabiliteti i presionit të rrjetit, fërkimi i brendshëm dhe cilësia e guarnicioneve. Përdorimi i zbutësve të duhur të goditjeve (damping) dhe mirëmbajtja e rregullt sigurojnë një funksionim afatgjatë dhe të përsëritshëm pa humbje efikasiteti.