Përgatitja e pajisjeve në stacionin e ajrit të komprimuar nga ngrica

26 Nëntor, 2026
Përgatitja e pajisjeve të stacionit të ajrit nga ngrica

Kur temperatura bie nën zero, uji që ndodhet në çdo sistem ajri të kompresuar mund të ngrijë në pikat ku grumbullohet. Përpara dimrit, teknikut të instalimit i duhen dy gjëra: të dijë cilat probleme krijon acari në pajisjet e dhomës teknike të kompresorit dhe cilat veprime i parandalojnë ato. Artikulli shpjegon fillimisht problemet dhe më pas veprimet, sipas rradhës që i bën ekipi i mirëmbajtjes: temperatura dhe ventilimi i hapësirës, shkarkimi i kondensave, zgjedhja e tharësit dhe monitorimi gjatë orëve pa personel. Përgatitja fillon nga një matje, temperatura minimale e hapësirës, dhe përfundon me katër kontrolle.

  • Dimiri dhe ngricat krijon probleme atje ku grumbullohet uji
  • Kontrolli i temperaturës dhe i ventilimit në dhomën teknike të kompresorit
  • Shkarkimi i kondensave nga depozitat e ajrit, filtrat dhe tubacionet
  • Zgjedhja e tharësit për rrjete që kalojnë nga hapësira të ftohta ose të jashtme
  • Monitorimi i pajisjeve gjatë netëve dhe ditëve të ndërprerjes së prodhimit
  • Katër kontrolle përpara ngricave të para tregojnë ku rrezikohen pajisjet

Temperaturat e ulta krijojnë probleme atje ku grumbullohet uji

Ajri i kompresuar përmban lagështi. Ndërkohë që ajri ftohet brenda sistemit, një pjesë e lagështisë bëhet ujë, kondensati, i cili zbret në pikat më të ulëta: në fund të depozitës së ajrit, filtrave dhe në pikat e shkarkimit të rrjetit. Me temperaturë nën zero, në këto pika shfaqen katër probleme:

  • Shkarkimi automatik ngrin dhe mbetet i mbyllur. Uji nuk largohet dhe përparon me ajrin drejt rrjetit.
  • Elementet e brendshme në gotat e filtrave bllokohen, sepse përzierja e vajit dhe ujit ngrin (bëhet e ngurtë) në të ftohtë.
  • Formohet akull në valvola dhe rregullatorë presioni në segmentet e rrjetit që kalojnë nga hapësira të jashtme ose të ftohta. Tharësi heq lagështinë vetëm deri në një temperaturë të caktuar (pikën e vesës). Në këto segmente, ajri i tubacionit ftohet nën këtë temperaturë, lagështia që kishte mbetur bëhet ujë dhe, nën zero, ngrin brenda pajisjeve.
  • Kompresori i ajrit, tharësi dhe shkarkuesit automatik qëndrojnë në hapësirë me temperaturë nën kufirin minimal të funksionimit që jep prodhuesi i tyre.

Këto probleme krijohen zakonisht kur kompresorët e ajrit janë të ndalur, natën ose në pushim, dhe shfaqen në nisjen e turnit të ardhshëm. Për këtë arsye, tekniku/personi përgjegjës bën kontrrollin përpara se të zenë ngricat: mat temperaturën e ambjentit dhe e mbron atë, zbraz dhe teston pikat e kondensave, kontrollon nëse tharësi korrespondon me pikën më të ftohtë të rrjetit dhe kujdeset që pajisjet të monitorohen gjatë orëve pa personel. Seksionet që pasojnë shpjegojnë çdo veprim.

Kontrolli i temperaturës dhe i ventilimit në ambientin e dhomës së kompresorit

Dhoma teknike e kompresorit ndikohet nga temperatura më e ulët që arrin kur kompresori është I fikur, jo gjatë ores së punës. Tekniku i mirëmbajtës e regjistron gjatë natës dhe në ditët e pushimit, kur kompresorët e ajrit ndalen dhe nuk japin nxehtësi. Për figurën e parë mjafton një termometër me tregues minimal dhe maksimal, i cili mban vlerën më të ulët të gjithë periudhës.

Këtë vlerë e krahason me kufirin minimal të funksionimit që jep prodhuesi për kompresorin e ajrit, tharësin dhe shkarkuesit automatik. Çdo paisje ka kufirin e vet, prandaj krahasimi bëhet veçmas për secilën.

Hapjet e ventilimit projektohen për të larguar nxehtësinë gjatë stinës së verës. Në dimër kapakët/grilat e ventilimit rkomandohet të mbyllen që mos lejojnë ajrin e ftohë në ambientin e kompresorëve sapo të ndalet prodhimi, për shembull: një natë fundjave mund ta ftohë atë shumë më tepër nga sa tregon termometri gjatë orëve të punës.

Aty ku rregullimi e lejon, ajri i ngrohtë i ftohjes së kompresorit kthehet në hapësirë përmes një kanali ajri me diafragmë të rregullueshme. Kur kjo nuk mjafton, një ngrohës ajri me termostat mban ambjentin në temperature konstante. Me matjet në dorë, ekipi di cila pikë ftohet e para dhe ku nevojitet mbrojtje.

Shkarkimi i kondensateve nga depozitat e ajrit, filtrat dhe tubacionet

Uji që kondensohet në ajrin e kompresuar përfundon në pikat më të ulëta të sistemit: në fund të rezervuarit të ajrit, në gotat e filtrave dhe në pikat e kondesimit të rrjetit. Në temperature të ulta, atje ngrin i pari. Shpesh ngrin brenda shkarkuesëve të kondensave, këto mbeten të mbyllura dhe lejojnë ujin të përparojë drejt rrjetit. Për këtë arsye, ekipi I mirëmbajtjes zbraz dhe kontrollon pikat sipas rradhës.

  • Depozita e ajrit. tekniku hap valvulën (saraçineskën) deri sa të dalë vetëm ajër. Kontrollon gjithashtu që dehidratimi automatik hapet me butonin e testimit. Kur depozita i afrohet inspektimit të saj periodik, Kontrolli Teknik & Certifikimi i Rezervuarit të Ajrit mund të bëhet në të njëjtën ndalesë.
  • Filtrat.Gotat zbrazen një nga një. tekniku kontrollon që indeksi I vajit lëviz lirshëm, sepse përzierja e vajit dhe ujit ngrin në temperature të ulta dhe mund ta bllokojë atë.
  • Pikat e kondesimit në rrjet. Përparësi kanë tubacionet në ambjente të pangrohura ose të jashtme. Ekipi I mirëmbajtjes regjistron ku gjeti shumë ujë, sepse kjo tregon se përpunimi i ajrit përpara asaj pike nuk largon gjithë lagështinë.

Përcaktimi i tharësit për rrjete që kalojnë nga hapësira të ftohta ose të jashtme

Një tharës ul pikën e vesës nën presion të ajrit të kompresuar. Pika e vesës nën presion është temperatura në të cilën avujt e ujit arrijnë në ngopje në presionin e dhënë. Nëse sipërfaqja e brendshme e një tubacioni ose valvole ftohet nën këtë temperaturë, mund të formohen kondensate.

Për këtë arsye, kur rrjeti kalon nga ambjente të jashtme ose të pa ngrohura, zgjedhim tharës me pikë vese nën presion më të ulët se temperatura minimale e pritshme në pikën më të ftohtë të rrugës, me marzh të përshtatshëm sigurie.

Tharësi ftohës e ftoh ajrin e kompresuar dhe largon lagështinë që kondensohet. Ka pikë vese nominale nën presion +3 °C dhe mund të përdoret në rrjete ku temperatura në pikën më të ftohtë mbetet mjaftueshëm më e lartë se pika e vesës së ajrit. Për rrjete që ekspozohen ndaj temperaturave më të ulëta, një tharës përthithës (absorbues) mund të ulë pikën e vesës nën 0 °C, duke shpërbërë avujt e ujit.

Nëse ekziston tashmë një tharës në instalim, mund të matim pikën e vesës në daljen e tij, në kushte përfaqësuese funksionimi. Kjo matje përfshihet në

Matjet e Veçanta të Ajrit të Kompresuar të Airblock dhe na ndihmon të kontrollojmë nëse trajtimi mjafton për temperaturën më të ulët që pritet në rrjet.

Monitorimi i pajisjeve gjatë netëve dhe ditëve të ndërprerjes së prodhimit

Dimiri zakonisht kap dhomën teknike të kompresorit, kur kompresorët e ajrit janë të ndalur dhe nuk ka operator në ambjent, natën ose në një ditë pushimi. Një makineri e ndalur nuk prodhon nxehtësi. Kështu, ambjenti mund të ftohet me temperature nën zero, atje ku ngrin uji në pikat e kondensave dhe në pikat e ulëta të tubacioneve.

Monitorimi në distancë mbulon pikërisht këto orë. Përmes AirToCloud, përgjegjësi i mirëmbajtjes mund të shohë të dhëna funksionimi dhe të marrë njoftime nga pajisjet e lidhura, kudo që të ndodhet. Ndërfaqja me zgjidhjet e monitorimit të dhomës së kompresorit shpjegon cilat elementë mblidhen dhe si arrijnë njoftimet.

Nëse në dhomën teknike të kompresorit ekziston një sensor i temperaturës së ambjentit që mbetet aktiv edhe jashtë prodhimit, përgjegjësi mund të shohë që temperatura bie të dielën në mbrëmje dhe të programojë kontrollin pikave të kndensave përpara nisjes së të hënës. Paketa Airblock Premium përfshin mbështetje teknike telefonike 24/7, madje edhe natën dhe në ditët e pushimit.

Katër kontrolle përpara ngricave të para tregojnë ku rrezikohen pajisjet

Përpara netëve të ftohta gjatë dimrit, ekipi i mirëmbajtjes mund të bëjë katër kontrolle për të identifikuar pikat e dhomës teknike së kompresorit që janë më të ekspozuara ndaj të ftohtit.

  • Temperatura minimale e ambientit.Regjistrojmë temperaturën më të ulët me termometër me tregues minimal dhe maksimal, veçanërisht natën dhe në periudha ndërprerjeje të prodhimit. E krahasojmë me kufirin minimal të temperaturës së mjedisit që cakton prodhuesi për funksionimin e çdo paisje.
  • Kondensat dhe depozita e ajrit. Kontrollojmë nëse largohen siç duhet kondensat nga rezervuari i ajrit dhe filtrate, testojmë funksionimin e shkarkuesve automatikë sipas udhëzimeve të prodhuesit.
  • Pika e vesës nën presion. Kontrollojmë nëse pika e vesës së ajrit të kompresuar është mjaftueshëm më e ulët se temperatura minimale e pritshme në pikën më të ftohtë të rrjetit, në mënyrë që të ketë marzh sigurie.
  • Njoftimet AirToCloud. Nëse ekziston sensor i lidhur i temperaturës së ambjentit, kontrollojmë që treguesit e tij janë të disponueshëm edhe kur kompresorët e ajrit janë jashtë funksionimit. Testojmë gjithashtu nëse njoftimet e programuara arrijnë tek përgjegjësi jashtë orarit.

Dëshironi të kontrolloni nëse dhoma teknike e kompresorit tuaj është gati për temperaturat e ulëta? Ekipi i Airblock mund të kontrollojë pajisjet dhe të matë pikën e vesës nën presion në kushtet reale të funksionimit të instalimit tuaj.

Shikoni shërbimet e mirëmbajtjes dhe matjes së ajrit të kompresuar ose na kontaktoni për të programuar një kontroll për para ngricave të para.