Tharja me ngrirje përmes pompave të vakumit

Panele pneumatike me protokolle industriale

Air Bearing Technology

Rëndësia e automatizimit inteligjent në industrinë moderne

Airblock ofron zgjidhje të plota panelesh të automatizimit pneumaik, të projektuara për t'iu përgjigjur kërkesave të industrisë moderne për fleksibilitet, besueshmëri dhe komunikim efikas mes sistemeve. Përmes përdorimit të protokolleve të avancuara të komunikimit industrial, zgjidhjet e saj mundësojnë ndërlidhjen e drejtpërdrejtë të sistemeve pneumatike me PLC, makineri dhe rrjete qendrore automatizimi.

Me fokus te zhvillimi teknologjik dhe efikasiteti operacional, Airblock zhvillon panele pneumatike që ofrojnë integrim të lehtë, përgjigje të shpejtë dhe një nivel të lartë kontrolli në proceset e prodhimit. Zgjidhjet e saj kontribuojnë në optimizimin e prodhimit, reduktimin e kohës së mirëmbajtjes dhe rritjen e besueshmërisë së përgjithshme të instalimeve industriale.

Përfitimet Kryesore

Dizajn kompakt, fleksibilitet dhe performancë e lartë.

Miniimizim i kohës së stakim-punës (downtime) dhe rritje e produktivitetit.

Kontroll dixhital i presionit me saktësi dhe përsëritshmëri të shkëlqyer.

Optimizim i konsumit të ajrit të komprimuar dhe ruajtje energjie.

Mbështetje teknike 24/7 për punë të pandërprerë.

Zgjidhje të plota panelesh pneumatike nga Airblock

Panelet tona të plota të automatizimit pneumatik, të projektuara me cilësi dhe ekspertizë, ofrojnë kontroll dhe mbikëqyrje të plotë të proceseve tuaja. Përmes integrimit të ishujve të valvulave (valve terminals) dhe rregullatorëve të presionit (Precision Pressure Regulators), ne arrijmë dizajn kompakt, fleksibilitet dhe performancë të lartë.

Ishujt e valvulave mundësojnë integrimin e funksioneve të shumta në një njësi të vetme, janë të përputhshëm me protokollet e zakonshme të komunikimit industrial, si PROFIBUS, PROFINET, EtherNet/IP, EtherCAT, IO-Link, etj., dhe reduktojnë ndjeshëm kohën e instalimit e të mirëmbajtjes. Kjo përkthehet në minimizim të kohës së stakim-punës dhe rritje të produktivitetit.

Në të njëjtën kohë, rregullatorët e presionit ofrojnë kontroll dixhital të presionit me saktësi dhe përsëritshmëri të shkëlqyer. Përmes optimizimit të konsumit të ajrit të komprimuar, ato kontribuojnë aktivisht në rritjen e eficiencës energjetike dhe uljen e kostove operacionale.

Këto teknologji i bëjnë panelet e automatizimit pneumatik Airblock një partner me rëndësi strategjike për çdo industri që kërkon të operojë me eficiencë dhe siguri maksimale. Mbështetja jonë 24/7 siguron operimin tuaj të pandërprerë, duke ju mbrojtur nga ndërprerjet e paparashikuara.