Kompresorë Ajri me Rrip

AirToCloud Header

Qëndrueshmëri dhe performancë e lartë për aplikime kërkuese

Kompresorët e ajrit me piston dhe rrip transmetimi janë një zgjidhje e provuar dhe e besueshme për aplikime që kërkojnë qëndrueshmëri më të madhe, efikasitet më të lartë dhe përdorim më të shpeshtë sesa zgjidhjet monobllok. Falë rripit të transmetimit, kompresori mund të operojë me shpejtësi më të ulëta, duke zvogëluar konsumin mekanik dhe duke kontribuar në një jetëgjatësi më të madhe të pajisjes.

Lëvizja transmetohet nga motori elektrik te kompresori përmes një sistemi me rrip dhe rrethe rrotulluese (pulie), duke mundësuar një përshtatje më të mirë të funksionimit me kërkesat e aplikimit. Ata janë zgjedhja e duhur për përdorim profesional dhe zejtar ku besueshmëria, jetëgjatësia dhe lehtësia e mirëmbajtjes janë kritike.

Sektorët e aplikimit

Ofiçinë mekanike dhe CNC

Zejtari dhe njësi të vogla prodhimi

Ofiçinë për riparimin e makinave dhe autolyerje

Ofiçinë dhe punishte profesionale

Aplikime me kërkesë të shpeshtë ose të rritur për ajër

Avantazhet Kryesore

I përshtatshëm për përdorim profesional të shpeshtë dhe kërkues

Qëndrueshmëri më e madhe në krahasim me zgjidhjet e thjeshta monobllok

Shpejtësi më të ulëta funksionimi dhe konsum i reduktuar mekanik

Shpejtësia e reduktuar e rrotullimit uqëllon ndjeshëm nivelet e zhurmës

Lehtësi në mirëmbajtje dhe në zëvendësimin e komponentëve

Të Dhëna Teknike & Specifikime

Shikoni skedarët dhe informacionet e dobishme rreth produkteve

Pyetjet më të shpeshta

01
Pse pistonat me rrip kanë një jetëgjatësi më të madhe?

Transmisioni me rrip lejon që kompresori të punojë med shpejtësi më të ulëta se monobllokët. Kjo zvogëlon temperaturën e punës dhe stresin mekanik, duke çuar në më pak konsum dhe jetëgjatësi më të madhe të komponentëve kryesorë.

02
Çfarë mirëmbajtjeje kërkon një kompresor ajri me rrip?

Kompresorët me rrip kërkojnë kontroll periodik të tensionit të rripit, ndërrim të rregullt të vajit, pastrim ose ndërrim të filtrave të ajrit dhe shkarkim të rregullt të kondensimit nga rezervuari për të garantuar një performancë optimale dhe jetëgjatësi.

03
Në cilat raste është zgjedhja e duhur në vend të një kompresori ajri me vidë?

Është zgjedhja e duhur kur kërkesa për ajër të komprimuar është e ndërprerë dhe jo e vazhdueshme, si dhe për biznese apo punishte të vogla ku buxheti fillestar është më i kufizuar dhe kostot e mirëmbajtjes duhet të jenë më të ulëta.