Inspektim Teknik & Çertifikim te eneve nen presionin e Ajrit te Kompresuar

Air Bearing Technology

Siguria, përputhshmëria dhe funksionimi i besueshëm

Depozita e ajrit është një komponent kritik në çdo sistem të ajrit të kompresuar, pasi ajo funksionon nën presion dhe ruan energji. Inspektimi dhe certifikimi i saj i duhur nuk është vetëm një çështje me rendësi për performancën, por gjithashtu edhe për sigurinë dhe përputhshmërinë me rregulloret.

Në Airblock, ne ofrim shërbime të gjithanshme të inspektimit teknik dhe certifikimit të depozitave të ajrit, duke siguruar që pajisjet tuaja të funksionojnë në mënyrë të sigurt, të besueshme dhe në përputhje me specifikimet në fuqi.

Procedura e Inspektimit Teknik

Kontrolli i detajeve teknike të targjetës / pllakës teknike

Rishikimi i dokumentacionit të pajisjes

Inspektimi vizual i jashtëm dhe i brendshëm i pajisjes

Testet e rezistencës hidraulike dhe hermetizimit të depozitave

Kontrolli i valvulës së sigurisë

Matje me pajisje speciale me ultratinguj

Lëshimi i certifikatës së inspektimit periodik

Përparësitë e Certifikimit të Depozitës së Ajrit

Garantimi i funksionimit të sigurt të pajisjeve

Përputhshmëria me legjislacionin dhe rregulloret

Uljat e rrezikut të aksidenteve

Shmangia e dëmtimeve të papritura

Rritja e jetëgjatësisë së pajisjeve

Besueshmëri dhe siguri në funksionimin e sistemit

Pyetjet më të shpeshta

01
Sa shpesh duhet të kryhet inspektimi teknik i një depozite ajri?

Periodiciteti përcaktohet nga legjislacioni dhe kushtet e punës, por inspektimi periodik kërkohet zakonisht në intervale të caktuara kohore për të garantuar funksionimin e sigurt.

Po, sipas rregulloreve teknike dhe legjislacionit në fuqi për enët nën presion, certifikimi është i detyrueshëm për të siguruar përputhshmërinë ligjore dhe sigurinë në mjedisin e punës.

Nëse gjatë kontrollit identifikohen defekte ose mospërputhje me standardet e sigurisë, jepen udhëzimet dhe masat korrigjuese të nevojshme. Pajisja duhet të rregullohet përpara se të ri-inspektohet dhe të marrë certifikimin përfundimtar.