Side Channel Blowers - Greenco

Guzhineta Magnetike

Air Bearing Technology

Operim efikas me teknologjinë e kushinetave me ajër

Fryrësit centrifugalë me kushineta me ajër janë një zgjidhje e avancuar për aplikimet që kërkojnë një furnizim të qëndrueshëm me ajër, me efikasitet energjetik dhe pa vaj (oil-free). Falë teknologjisë së kushinetave me ajër, boshti i fryrësit qëndron pezull mbi një shtresë të hollë ajri, pa kontakt mekanik dhe pa pasur nevojë për lubrifikantë.

Rezultati është një operim i besueshëm dhe efikas, ideal për mjediset industriale që vënë theksin te reduktimi i kostove dhe mirëmbajtja e thjeshtuar.

Shihni më shumë rreth markës XINLEI dhe zgjidhjeve që ajo ofron

Kompresorët Xinlei

Sektorët e aplikimit

Ventilimi i impianteve të trajtimit biologjik

Ventilimi i proceseve industriale

Transport pneumatik i materialeve

Sisteme qendrore të furnizimit me ajër

Akuakulturë

Avantazhet Kryesore

Motor me magnet të përhershëm me shpejtësi të lartë

Efikasitet i lartë energjetik

Kontroll me inverter për përshtatje ndaj kërkesës

Operim pa vaj (oil-free) pa sistem lubrifikimi

Kërkesa minimale për mirëmbajtje

Zhurmë dhe dridhje të ulëta

Të Dhëna Teknike & Specifikime

Shikoni skedarët dhe informacionet e dobishme rreth produkteve

Pyetjet më të shpeshta

01
Çfarë janë turbo fryrësit me guzhineta magnetike dhe cili është avantazhi i tyre kryesor?

Turbo blower me guzhineta magnetike janë blower centrifugalë që përdorin fusha elektromagnetike për të mbajtur pezull aksin pa kontakt mekanik. Avantazhi i tyre kryesor është operimi pa fërkim dhe pa lubrifikantë, gjë që çon në efikasitet më të lartë energjetik, konsum të reduktuar dhe pothuajse zero mirëmbajtje.

02
A janë ata të besueshëm në punë të vazhdueshme (24/7)?

Po, ata janë plotësisht të besueshëm dhe të projektuar posaçërisht për operim të vazhdueshëm 24/7 pa asnjë humbje të performancës. Mungesa e kontaktit mekanik në pjesët rrotulluese eliminon nxehtësinë nga fërkimi dhe konsumimin e pjesëve, duke garantuar stabilitet maksimal afatgjatë në mjedise industriale kërkuese.

03
Në çfarë aplikimesh përdoren turbo blower me kushineta magnetike?

Përdoren gjerësisht në impiante për trajtimin e ujërave të ndotura dhe ajrimin e rezervuarëve, në sisteme qendrore të ventilimit dhe furnizimit me ajër në presion të ulët, në transportin pneumatik të materialeve, si dhe në procese të ndryshme mjedisore, energjetike dhe industriale që kërkojnë ajër 100% pa vaj (oil-free).