Gjeneratorë Azoti - N2

Gjeneratorë Azoti – N2

AirToCloud Nitrogen Generator System Installation

Azot sipas kushteve tuaja

Gjeneratorët e azotit N₂ ofrojnë mundësinë për të prodhuar azot med pastërti të lartë, duke reduktuar varësinë nga bombolat, rezervuarët ose furnizuesit e jashtëm.

Përmes teknologjisë PSA, ata ndajnë azotin nga gazrat e tjerë në ajrin e komprimuar, duke ofruar pastërti të kontrolluar, rrjedhë të qëndrueshme dhe kontroll më të mirë të kostove të operimit.

AirToCloud Nitrogen Generator System - Overview
AirToCloud Nitrogen Generator System - Control Panel

Sektorët e aplikimit

Ushqim & pije

Industria farmaceutike & kimike

Prerje me lazer dhe aplikime në metal

Elektronikë dhe saldim i PCB-ve

Industria e përgjithshme

Pse të zgjidhni prodhimn e azotit në vend?

Kursime të ndjeshme në kosto: Kosto jashtëzakonisht më e ulët në krahasim me bombolat

Operim i pandërprerë: Prodhim i vazhdueshëm pa varësi apo vonesa

Pastërti e lartë & stabilitet: Rregullim i pastërtisë në varësi të aplikimit

Siguri & qëndrueshmëri: Eliminim i transportit dhe rreziqeve nga bombolat me presion të lartë

Fleksibilitet & skalueshmëri: Përshtatje e prodhimit met nevojat e biznesit tuaj

Të Dhëna Teknike & Specifikime

Shikoni skedarët dhe informacionet e dobishme rreth produkteve

Pyetjet më të shpeshta

01
Si funksionon një gjenerator azoti (N₂)?

Gjeneratori i azotit prodhon azot në vend nga ajri i komprimuar i pastër dhe i thatë, duke përdorur teknologjinë PSA. Ajri kalon nëpërmjet sitave molekulare, të cilat ndajnë azotin nga gazrat e tjerë, duke ofruar një furnizim të vazhdueshëm me pastërti të kontrolluar.

02
Çfarë roli luan ajri i komprimuar në funksionimin e gjeneratorit të azotit?

Ajri i komprimuar shërben si lënda e parë kryesore për sistemin. Gjeneratori e filtron dhe e kalon këtë ajër nëpërmjet kolonave të adsorbimit për të veçuar molekulat e azotit nga oksigjeni dhe gazrat e tjerë, duke siguruar kështu rrjedhën e pastër të gazi azot.

03
A mund të përballojë një gjenerator azoti kërkesën e ndryshueshme?

Po, gjeneratorët e azotit janë mjaft fleksibël. Përmes përdorimit të rezervuarëve akumulues të azotit ose sistemeve të avancuara të kontrollit, sistemi mund të rregullojë automatikisht prodhimin dhe të plotësojë me efikasitet luhatjet e kërkesës apo fluksit sipas nevojave tuaja aktuale.