Fabrika e Ujit Qafshtama
Sfidat kryesore përpara implementimit
Uji Qafshtama operon me një fabrikë moderne në industrinë ushqimore, e specializuar në prodhimn dhe paketimin e ujit të pijshëm me përmbajtje të lartë magnezi. E pozicionuar në një zonë malore të Shqipërisë, kjo gëzonte një peizazh unik por njëkohësisht sillte sfida të vështira logjistike për mirëmbajtjen e fluksit të përditshëm të prodhimit.
Përpara projektit tonë, azoti në fabrikë sigurohej ekskluzivisht med bombula të jashtme. Kjo sillte një logjistikë tepër sfiduese për shkak të terrenit të vështirë malor, si dhe kosto jashtëzakonisht të larta për transportin dhe sigurimin e furnizimit të vazhdueshëm në kohë.
Përveç kostove, ekzistonte një paqëndrueshmëri e vazhdueshme në cilësinë e azotit, sidomos kur bombulat afroheshin drejt konsumit të tyre të plotë. Mungesa e një monitorimi apo kontrolli në kohë reale rriste pasigurinë mbi pastërtinë reale të gazit.
Ky menaxhim tradicional krijonte gjithashtu një rrezik të përhershëm për ndërprerjen e papritur të të gjithë linjës së prodhimit. Fabrika kishte nevojë emergjente për një zgjidhje të sigurt, efikase dhe me një kthim nga investimi (ROI) plotësisht të matshëm në afatgjatë.
Pas analizave të thelluara dhe matjeve precize në terren, Airblock, në bashkëpunim të ngushtë me inxhinierin e fabrikës Qafshtama, propozoi dhe zbatoi ndërtimin e një sistemi modern për prodhimin e azotit direkt në vend (On-Site Generator) përmes teknologjisë PSA.
Ky projekt dëshmon transformimin e një sfide të madhe logjistike dhe teknologjike në një avantazh të pastër konkurrues, me impakt të menjëhershëm në cilësinë e produktit final, efikasitetin e linjës dhe besueshmërinë operative.
Pajisjet & Implementimi
Përzgjedhja e kompresorit HERTZ Scroll Oil-Free garanton mungesën totale të vajit në sistem. Ajri trajtohet përmes tharësit OMEGA RDP 75 dhe filtrimit shumëfazësh AAF, ndërsa filtri bakterial SPF 005VSF siguron eliminimin e mikroorganizmave dhe përmbush standardet më të larta për industrinë ushqimore.
Sistemi monitorohet në kohë reale nga Interface KTM 400 dhe analizuesit e oksigjenit. Në rast se pastërtia e azotit bie nën parametrat e kërkuar, sistemi reagon automatikisht për të garantuar cilësi të qëndrueshme dhe funksionim të sigurt.
Të gjithë komponentët janë të pajisur me shkarkues automatikë të kondensës. Uji i kondensuar trajtohet përmes filtrit ekologjik përpara shkarkimit, duke respektuar standardet mjedisore dhe duke reduktuar mirëmbajtjen e sistemit.
Instalimi eliminoi nevojën për bombulat tradicionale të azotit, uli ndjeshëm kostot operative dhe rriti efikasitetin e prodhimit. Projekti u realizua me komponentë të certifikuar nga prodhues lider si Hertz Kompressoren, Omega Air, Coinox, Metal Work, Sicomat dhe Mebra Plastik.

