Blowers
Ky seksion përfshin ventilatorë industrialë (blower).
Këta ventilatorë janë projektuar për të përmbushur kërkesat për volum të lartë ajri. Ata janë veçanërisht të përshtatshëm për trajtimin biologjik, ku sistemet e trajtimit të ujërave të ndotura përdorin ajër të kompresuar nga blower-at.
Fuqia e tyre, në varësi të llojit të blower-it, mund të arrijë deri në 7.5 kW, si në rastin e blower-it trefazor me një shkallë dhe ftohje me ajër KB-801A-21, duke arritur efikasitet shumë të lartë.
Blower-at janë njëfazorë ose trefazorë dhe motori i tyre është i ftohur me ajër. Ata janë mjaft ekonomikë, pasi kërkojnë mirëmbajtje minimale.

