Airblock dhe VALUE: Bashkëpunim ekskluziv për zgjidhje të avancuara vakumi në tregun shqiptar

Energy Management AirToCloud: Kontroll & optimizim në Çentralin e ajrit të Komprimuar
April 22, 2026
Bashkëpunim ekskluziv me Greenco
April 27, 2026

Airblock dhe VALUE: Bashkëpunim ekskluziv për zgjidhje të avancuara vakumi në tregun shqiptar

Airblock njofton me kënaqësi fillimin e bashkëpunimit ekskluziv me VALUE, një nga prodhuesit lider në botë për pompa vakumi. Ky bashkëpunim i ri forcon ndjeshëm portofolin e Airblock dhe mundëson ofrimin e zgjidhjeve të plota dhe me cilësi të lartë për një gamë të gjerë aplikimesh industriale.
Duke kombinuar ekspertizën e Airblock në fushën e ajrit të komprimuar me teknologjinë e avancuar të VALUE, bizneset në Shqipëri fitojnë akses në pajisje vakumi të besueshme që përmirësojnë produktivitetin, efikasitetin dhe sigurinë e proceseve të tyre.
VALUE: një lider global në teknologjinë e vakumit
VALUE është një kompani e specializuar në kërkim, zhvillim dhe prodhim të pajisjeve të vakumit, me <>bmbi 20 vite përvojë
në industri. Ajo operon në më shumë se 100 vende dhe bashkëpunon me kompani të mëdha industriale në nivel global.
Përmes investimit të vazhdueshëm në inovacion dhe zhvillim teknologjik, VALUE është pozicionuar si një nga prodhuesit më të rëndësishëm të pompave vakum, duke ofruar zgjidhje për një gamë të gjerë aplikimesh – nga proceset industriale, deri te pajisjet shkencore, aplikimet mjekësore dhe industria ushqimore.
Gama e produkteve përfshin:
  • Pompa vakumi me vaj, njëfazore dhe dyfazore (rotative)
  • Pompa vakumi screw
  • Pompa vakumi roots
  • Aksesorë dhe pjesë këmbimi për sisteme vakumi
Të gjitha zgjidhjet projektohen për performancë maksimale, mirëmbajtje të reduktuar dhe efikasitet të lartë energjetik.
Bashkëpunim strategjik për industrinë shqiptare
Bashkëpunimi ekskluziv midis Airblock dhe VALUE përbën një hap të rëndësishëm në zhvillimin e tregut të zgjidhjeve vakumi në Shqipëri.
Në kuadër të këtij bashkëpunimi, Airblock ofron:
  • Gamë të plotë pompash vakumi
  • Mbështetje teknike dhe konsulencë
  • Disponueshmëri të shpejtë të pjesëve këmbimi
  • Shërbim teknik të specializuar (service)
Airblock mbështet klientët në çdo fazë – nga përzgjedhja e pajisjes së duhur deri te instalimi dhe optimizimi i sistemit.
Zgjidhje vakumi për aplikime moderne industriale
Pompat e vakumit janë thelbësore në shumë procese industriale, si:
  • Sisteme paketimi ushqimor
  • Aplikime kimike dhe farmaceutike
  • Procese prodhimi industrial
  • Laboratorë dhe pajisje shkencore
  • Teknologji energjie
Zgjedhja dhe operimi korrekt i një pompe vakumi ndikon drejtpërdrejt në rritjen e efikasitetit dhe uljen e kostove operative.
Bashkëpunimi me VALUE forcon angazhimin e Airblock për të ofruar zgjidhje të besueshme dhe inovative për industrinë.
Me fokus në:
  • ekspertizë teknike
  • mbështetje të vazhdueshme
  • cilësi të lartë të pajisjeve
Airblock vazhdon të zgjerojë portofolin e saj me partnerë ndërkombëtarë lider, duke iu përgjigjur kërkesave në rritje të industrisë moderne.
Bashkëpunimi me VALUE është një tjetër hap i rëndësishëm në këtë drejtim, duke i dhënë bizneseve akses në teknologji të avancuar vakumi dhe pajisje me standard të lartë cilësie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.